Cristiano Ronaldo tashmë gjendet në ‘Santiago Bernabeu’.
Ashtu siç u raportua, Cristiano Ronaldo do ta përcjellë nga afër El Clasicon mes Real Madridi dhe Barcelonës.

Kjo është hera e parë që Ronaldo kthehet në Madrid, në Bernabeu, pas largimit drejt Juventusit në vitin 2018.
Ai tashmë është ulur në vendin e tij të zakonshëm, kur mungonte apo trajnerët kohë pas kohe e linin për të pushuar dhe po pret daljen e skuadrave në fushë.
Në 30 El Clasico, Cristiano ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar një asist. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...