Ronaldo me mesazh, pasi nëna e tij pësoi sulm në tru - Gazeta Express
string(51) "ronaldo-me-mesazh-pasi-nena-e-tij-pesoi-sulm-ne-tru"

Gazeta Express

03/03/2020 20:44

Ronaldo me mesazh, pasi nëna e tij pësoi sulm në tru

Gazeta Express

03/03/2020 20:44

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ndihet mirënjohës për mesazhet mbështetëse për nënën e tij, e cila është duke e rimarr veten në spital pas një sulmi në tru.

Përfaqësuesi i Portugalisë fluturoi nga Torino drejt vendlindjes, Madeira në Portugali, për ta vizituar të ëmën, Dolores Averiro, e cila ishte dërguar urgjentisht në spital, raporton Gazeta Express.

Aveiro, 65-vjeçare, u pranua në spitalin Dr Nelio Mendonca, ku iu nënshtrua testeve për gjendjen e vet fizike.

Nënës së Ronaldos i ishte hequr një mpiksje gjaku kohë më parë në një arteri. CR7 ka thënë se ajo është në gjendje të qëndrueshme dhe nën mbikëqyrjen e doktorëve.

Faleminderit për të gjitha mesazhe mbështetëse për nënën time. Ajo është në gjendje stabile momentalisht dhe duke e rimarr veten në spital”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.

“Unë dhe familja ime e falënderojmë ekipin mjekësor që u kujdes për të dhe me mirësi ju kërkojmë privatësi në këtë kohë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement