Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij në Portugali, Madeira, pasi nëna e tij u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi goditje në tru në orët e hershme të mëngjesit të së martës.
Dolores Aveiro, 65-vjeçare, u shtrua sot në spitalin Dr Nelo Mendonca, ku do t’i kryejë edhe disa teste të tjera mjekësorë gjatë orëve në vijim për të mësuar më shumë rreth gjendjes së saj shëndetësore, transmeton Gazeta Express.
Nënës së Ronaldos iu largua një mpiksje e gjakut nga një arterie dhe tani ajo raportohet se ka vetëdije dhe se është në gjendje stabile, përderisa po mbahet nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.
Sulmuesi i Juventusit udhëtoi drejt ishullit portugez me një aeroplan privat, pasi i është dhënë pushim dita nga klubi italian.
Në fillim të vitit të kaluar, Dolores kishte zbuluar se “ishte duke jetuar për jetën e saj”, pasi që ishte prekur sërish nga kanceri. Ajo më vonë e fitoi këtë betejë, pasi ishte diagnostikuar me kancer në gji në vitin 2007.
Në shkurt të vitit të kaluar, gjatë një udhëtimi në Itali për ta festuar ditëlindjen e 35-të të Ronaldos, ajo e pranoi se ka probleme të reja shëndetësore.
“Unë e pata një operacion në gjirin tjetër në Madrid, kam bërë edhe radioterapi dhe tani po luftoj për jetën time”.
Ende nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga spitali ku thuhet se është shtruar nëna e Ronaldos. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...