Gjatë prime-t të djeshëm në “BBVA4”, një debat i ashpër ndodhi mes Rozana Radit dhe Kelly-t.
Ishte ky i fundit që ndezi debatin mes tyre pasi përmendi një ngjarje të ndodhur vite më parë.
Bëhet fjalë për një përlasje fizike të ndodhur mes Rozanës dhe Rezarta Shkurtës, brenda një spektakli.
Kelly i bëri me dije banores se kishte parë pamjet e sherrit të saj me Rezartën në rrjetet sociale. Për rrjedhopjë kjo e fundit u irritua.
Rozana e kundërshtoi ashpër, duke i thënë se ai e kishte gabim dhe se konflikti nuk kishte ndodhur brenda spektaklit, por jashtë tij.
Rozana sqaroi se sherri mes saj dhe Rezartës kishte shkuar deri në gjykatë, ku ajo fitoi pafajësinë.
Pas debatit të djeshëm, në rrjet kanë qarkulluar sërish pamjet e konfliktit të asokohe, duke ndezur diskutime të reja në lidhje me këtë ngjarje që dikur bëri goxha bujë.