string(42) "rrahmani-cilesohet-si-profesor-nga-serie-a"

Sport

Gazeta Express

28/03/2025 19:55

Rrahmani cilësohet si “profesor” nga Serie A

Sport

Gazeta Express

28/03/2025 19:55

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani është lojtari që ka kompletuar më shumë pasime të sakta deri tani këtë sezon. 

Kapiteni i Dardanëve është ngritur në qiell nga faqja zyrtare e Serie A, pas statistikës brilante në kompletimin e pasimeve.

Lexo Edhe:

“Profesor. Amir Rrahmani është lojtari me pasimet më të suksesshme në këtë sezon të Serie A”, shkruan në faqen zyrtare të Lega Serie A.

Mbrojtësi kosovar i Napolit ka arritur deri tani këtë sezon të kompletoj me sukses plotë 1889 pasime, duke lënë pas vete shumë emra të njohur.

Professor. 👨‍🏫 @amir_rrahmani13 è il giocatore con più passaggi riusciti di questa #SerieAEnilive 🔖

Posted by Lega Serie A on Friday, March 28, 2025

Pas Rrahmanit, pozitën e dytë e zë Evan Ndicka i Romës me 1848 pasime të suksesshme, ndërsa treshja kompletohet me Alessandro Bastonin e Interit që ka kompletuar me sukses 1619 pasime.

Në pozitën katër dhe pesë gjenden dy lojtarët e Juventusit, Pierre Kalulu dhe Manuel Locatelli, të cilët kanë 1599 pasime të suksesshme, respektivisht 1577 pasime.

Pesë lojtarët që kanë kompletuar më shumë pasime në Serie A:

Amir Rrahmani – 1889 pasime të suksesshme 

Evan Ndicka – 1848 pasime të suksesshme

Alessandro Bastoni – 1619 pasime të suksesshme

Pierre Kalulu – 1599 pasime të suksesshme

Manuel Locatelli -1577 pasime të suksesshme