Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dy shoferët të cilët kanë vozitur duke e rritur vrullshëm shpejtësinë e lëvizjes duke bërë rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend.
“Stacioni Policor në Gjakovë, ka arritur të identifikojë motoçikletën dhe një automjet udhëtarësh, ngasësit e të cilëve me datën 18.12.2023 respektivisht 29.11.2023, në qytetin e Gjakovës kishin drejtuar mjetet në fjalë në kundërshtim me rregullat e trafikut duke rritur vrullshëm shpejtësinë e lëvizjes, përkatësisht duke u nisur nga vendi në atë mënyrë që kanë shkaktuar rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend, duke bërë zhurmë pa nevojë dhe duke shqetësuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, veçmas këmbësorët. Kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim dhe ishte shpërndarë në internet (në rrjete sociale).”
Shoferit të motoçikletës i është shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë pasi i njëjti, përveç kundërvajtjes së përmendur, nuk posedonte kategori përkatëse të patentë shoferit për ngasjen e motoçikletës.
Ndërsa shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 150 euro dhe një pikë negative.
“Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, ngasësit të motoçikletës ju është shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë pasi i njëjti, përveç kundërvajtjes së përmendur, nuk posedonte kategori përkatëse të patentë shoferit për ngasjen e motoçikletës. Ndërsa shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 150euro dhe një (1) pikë negative.”