string(106) "rreshqitjet-e-dheut-rrezikojne-disa-banore-te-nje-fshati-ne-prizren-komuna-aktivizohet-dhe-evakuon-banoret"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 14:36

Rrëshqitjet e dheut rrezikojnë disa banorë të një fshati në Prizren, Komuna aktivizohet dhe evakuon ata

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 14:36

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje të fshatit Leskovec. Sipas njoftimit të Komunës, kjo situatë po trajtohet me shqetësim dhe përkushtim të lartë institucional.

Pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, komuna bën të ditur se “është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe për jetën e banorëve që banojnë aty. Në disa zona është evidentuar çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi”

Lexo Edhe:

Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e kabinetit, inspektoratit, emergjencave dhe shërbimeve publike, kryetari Totaj ka marrë vendime të menjëhershme për mbrojtjen e banorëve. Sipas njoftimit të komunës, është vendosur që “të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara, si dhe të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë”.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se “do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit”.

Kryetari Totaj ka theksuar se siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor i institucionit komunal, dhe se veprimet do të vazhdojnë me vendosmëri dhe transparencë për të ofruar mbrojtje dhe zgjidhje afatgjate për këtë situatë.