Në Tajlandë, zëvendëskryeministri i vendit ka folur me gazetarët pasi vizitoi vendin e një ndërtese të lartë në Bangkok që u shemb nga tërmeti.
Në një konferencë shtypi të dhënë në gjuhën tajlandeze dhe angleze, ai tha se autoritetet besojnë se tani janë rreth 50 persona të pagjetur, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Ne gjithmonë kemi shpresë. Ne punojmë pa u lodhur dhe jemi ende duke punuar për t’u siguruar që të gjithë janë të sigurt”, u tha Anutin Charnweerakul gazetarëve.
Ai gjithashtu zbuloi se oferta për ndihmë kanë ardhur nga vendet fqinje të Tajlandës dhe jashtë saj.
“Kemi mjaftueshëm fuqi punëtore dhe burime të mjaftueshme, por nëse na ofrohet më shumë ndihmë sidomos teknologjike, sigurisht që do ta pranonim me kënaqësi”.
Charnweerakul u pyet gjithashtu se pse kjo ndërtesë e veçantë u shemb. Ai u tha gazetarëve se u ka dhënë hetuesve shtatë ditë për të raportuar mbi gjetjet e tyre.