Një rrokaqiell në kryeqytetin tajlandez Bangkok që u shemb pas një tërmeti 7.7 ballë që goditi Mianmarin sot, po ndërtohej nga një kompani shtetërore kineze, sipas një deklarate të mëparshme nga kompania.
Ndërtesa 30-katëshe, e cila ishte në ndërtim e sipër dhe u kthye në rrënoja brenda pak sekondash nga tërmeti, supozohej të ishte zyra e re e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Tajlandës, sipas Institutit Kombëtar të Mjekësisë Emergjente të Tajlandës.
Sipas informacioneve të fundit, të paktën tre persona kanë humbur jetën nga shembja e këtij objekti nga tërmeti.
Ndërtesa po ndërtohej nga një filial i China Railway No.10 Engineering Group, i cili është pjesë e gjigantit shtetëror të ndërtimit China Railway Engineering Corporation (CREC) – një nga kontraktorët më të mëdhenj të inxhinierisë civile në botë, sipas një postimi të fshirë në mediat sociale nga kompania kineze.
Në një postim në faqen e tij zyrtare të WeChat më 2 prill 2024, Grupi Inxhinieror i Hekurudhave Nr. 10 të Kinës festoi përfundimin e strukturës kryesore të ndërtesës më 31 mars 2024.
Pasi do tw duhej tw pwrfundonte, ndërtesa 137 metra e gjatë do të shërbente si zyrë e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Tajlandës dhe agjencive të tjera të lidhura me zhvillimin e motorit ing Group në Tajlandë”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, postimi u fshi më vonë të premten pasdite, pasi pamjet e ekranit filluan të qarkullojnë në mediat sociale kineze.
CNN ka kontaktuar kompaninë për koment.
Zyrtarët thanë se në kantierin e ndërtimit në momentin e shembjes ndodheshin rreth 320 persona.
Ekipet e shpëtimit tajlandez ende po përpiqen të përcaktojnë numrin e saktë të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.
Dhjetra njerëz janë ende të zhdukur, dhe Instituti Kombëtar për Mjekësinë Emergjente tha se 20 punëtorë u bllokuan në një ashensor në kantierin e ndërtimit.
Media shtetërore kineze raportoi në vitin 2021 se projekti i ishte dhënë një sipërmarrjeje të përbashkët të formuar nga China Railway No.10 Engineering Group dhe kompania tajlandeze Italian-Thai Development Public Company Limited.
“Grupi Inxhinierik i Hekurudhave Nr. 10 të Kinës shërben si kontraktori kryesor dhe është i vetmi përgjegjës për zbatimin e projektit,” raportoi gazeta shtetërore kineze People’s Daily Online.