Rudaj mbron titullin e kampionit botëror në Muay Thai, fiton për më pak se një minutë - Gazeta Express
string(84) "rudaj-mbron-titullin-e-kampionit-boteror-ne-muay-thai-fiton-per-me-pak-se-nje-minute"

Boks

Gazeta Express

11/11/2023 22:30

Rudaj mbron titullin e kampionit botëror në Muay Thai, fiton për më pak se një minutë

Boks

Gazeta Express

11/11/2023 22:30

Luan Rudaj ka mbrojtur sonte titullin e kampionit botëror në sportin e Muay Thai-it (Tai Boks), duke mposhtur kundërshtarin e tij Masoud Raeisi.

Rudaj kishte zgjedhur Malishevën, përkatësisht vendlindjen e tij, për mbrojtur dy tituj të kampionit të botës në këtë sport.

Brezin e artë që jepet për kampionët në këtë lloj të sportit luftarak, Rudajt ia dorëzoi kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili edhe e kishte mbështetur organizmin e këtij meçi.

Rudajt e ka fituar përballjen për më pak se një minutë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Paraprakisht, janë zhvilluar edhe disa ndeshje tjera në këtë sport, në kategori të ndryshme, ku morën pjesë sportist nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Italia, ndërsa Raeisi, që është nga Irani, është ndeshur si neutral, për shkak të situatës politike.

Para ndeshjes, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se “sportin do ta përkrahim gjithmonë”, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë sportistëve, shembullin e Rudajt, që ngjarjet e mëdha t’i zhvillojnë në vendlindje”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement