string(42) "rudiger-denohet-me-gjashte-ndeshje-mosloje"

Futboll

Gazeta Express

30/04/2025 14:09

Rudiger dënohet me gjashtë ndeshje moslojë

Futboll

Gazeta Express

30/04/2025 14:09

Antonio Rudiger po e kalon një periudhë mjaft të vështirë të karrierës.

Futbollisti gjerman e mbylli sezonin shkaku i intervenimit kirurgjik, por jo vetëm kaq.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit u dënua me gjashtë ndeshje moslojë nga Komiteti i Disiplinës në futbollin spanjoll pas veprimeve të turpshme që i bëri në finale të Copa del Rey kundër Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”.

Rudiger protestoi ashpër ndaj gjyqtarit De Burgos derisa po qëndronte në bankinë, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq.

Lojtari nuk u ndal me kaq duke u munduar që nga distanca ta qëllonte referin me një qese me akull, por për fat u ndal me vështirësi nga shokët e tij të skuadrës.

Përfaqësuesi gjerman mund të dënohej deri në 12 javë, por u ndëshkua me gjysmën e saj.

Rudiger mund të rikthehet në dispozicion të “Los Blancos” në Kupën e Botës për klube, e cila do të mbahet gjatë verës.

Rudiger njihet për lojën e tij jo të pastër dhe për sjelljet e tij të vrazhda dhe provokuese ndaj kundërshtarëve në fushën e blertë dhe jashtë saj. /Gazeta Express