string(47) "rudiger-operohet-ne-gju-perfundon-sezoni-per-te"

Futboll

Gazeta Express

29/04/2025 14:26

Rudiger operohet në gju, përfundon sezoni për të

Futboll

Gazeta Express

29/04/2025 14:26

Përfundon para kohe sezoni për Antonio Rudiger.

Mbrojtësi i Real Madridit vuan nga dhimbjet në të dy gjunjët dhe në ditën e sotme është operuar për shkak të një këputjeje të pjesshme të meniskut të jashtëm të këmbës së majtë.

Lexo Edhe:

Intervenimin e ka kryer doktor Manuel Leyes nën super-vëzhgimin e shërbimit mjekësor të “Merengues”, shkruan “Gazeta Express”.

Qendërmbrojtësi gjerman kështu dalëngadalë do ta nisë fazën e rikuperimit për sezonin e ardhshëm, ndërsa ai aktual ka marrë fund para kohe.

Ndërkohë, përfaqësuesi gjerman po e pret vendimin pas kartonit të kuq që e mori në finale të Copa del Rey ndaj Barcelonës, kur shfaqi agresivitet dhe e gjuajti nga larg gjyqtarin kryesor me një objekt. /Gazeta Express