Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes me Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit, ku tani ka kërkuar falje për sjelljen e tij.
Gjermani tentoi ta sulmonte gjyqtarin në sekondat e fundit të humbjes 3-2, kur ishte në bankë pasi ishte larguar paraprakisht nga fusha për shkak të një lëndimi.
Për shkak të sjelljes, ai u ndëshkua me karton të kuq dhe tani ka ardhur kërkim falja.
“Definitivisht s’ka asnjë arsyetim për sjelljen time mbrëmë. Më vjen shumë keq për këtë. Luajtëm shumë mirë që nga pjesa e dytë e tutje”.
“Pas 111 minutash nuk isha në gjendje të ndihmoja ekipin tim më shumë dhe para fundit bëra një gabim. I kërkoj falje prapë gjyqtarit dhe të gjithëve që i kam zhgënjyer mbrëmë”, ka shkruar ai në Instagram.
Reali u mposht pas vazhdimeve nga Barcelona, ku fundi u përcoll me shumë tensione, me tre lojtarë të Real Madridi që panë kartonin e kuq.
Jude Blleingham dhe Lucas Vazques po ashtu u ndëshkuan me karton të kuq.