string(72) "rusia-leshon-raketen-balistike-vriten-20-ukrainas-qe-po-shkonin-ne-kishe"

Rusia lëshon raketën balistike, vriten 20 ukrainas që po shkonin në kishë

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 12:18

Më shumë se 20 njerëz janë vrarë pas një “sulmi raketor ndaj civilëve” nga Rusia sipas kryebashkiakut në detyrë të qytetit ukrainas të Sumy, Artem Kobzar. Ai u shpreh se komuniteti pësoi një “strategji të tmerrshme”.

Ka reaguar edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që thotë se raketa goditi “një rrugë të zakonshme të qytetit, njerëz të zakonshëm: shtëpi, institucione arsimore, makina në rrugë”. Sipas tij ka nisur një operacion shpëtimi. Presidenti ukrainas bën thirrje për “një reagim të ashpër nga bota”.

Lexo Edhe:

Zelensky u shpreh se Rusia goditi qendrën e Sumy-t “në ditën kur njerëzit shkonin në kishë për të “Dielën e Palmave”, festën e hyrjes së Zotit në Jerusalem”.

“Shtetet e Bashkuara, Evropa, të gjithë në botë që duan t’i jepet fund kësaj lufte dhe vrasjesh. Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë. Pa presion mbi agresorin, paqja është e pamundur”, – thotë Zelensky. Ai shton se “bisedimet nuk i kanë ndalur kurrë raketat balistike dhe bombat ajrore”.