Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar 160 mijë shtetas të tjerë rusë të thirren për të shërbyer në ushtri.
Ky është mobilizimi më i madh i Rusisë në tre vite luftë me Ukrainën. Mosha e ushtarëve që do të mobilizohen do të jetë nga 18 deri 30 vjeç, shkruan A2.
Urdhri i ri, i cili fillon nga 1 prilli dhe do të përfundojë deri më 15 korrik, vjen në mes të negociatave në vazhdim për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.
Në Rusi, fushata të tilla mobilizimi zhvillohen dy herë në vit, një në pranverë dhe një në vjeshtë. Këtë pranverë do të thirren më shumë ushtarë se në vitet e kaluara.