Shifrat e ofruara nga buletini ditor i Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë kanë qenë në përgjithësi lajmi më i shumë pritur i ditës qysh kur virusi Sars- Cov 2 preku hapësirat shqiptare në të dyja anët e kufirit. Megjithatë, shumë prej nesh e kishim të qartë se ato shifra nuk paraqitnin të vërtetën e plotë për arsye objektive. Është e pamundur që brenda një dite të evidentohen të gjitha vdekjet bashkë me shkaqet që i shkaktuan ato. Kështu që Ministritë pasqyronin në buletinet e tyre vetëm ato vdekje që ndodhnin nëpër spitale dhe ishin të sigurta që ndodhnin nga Covid 19. Situata mund të bëhej më e qartë nga buletinet statistikore të agjensive zyrtare si INSTAT-i në Shqipëri dhe Agjensia e Statistikave në Kosovë (ASK). Të dhënat tremujore tregonin për një rritje të konsiderueshme të vdekjeve por treguesi më domethënës ishin të dhënat vjetore.
Të dyja shtetet shqiptare tashmë i kanë publikuar shifrat e vdekjeve të vitit 2020. Në Shqipëri kanë vdekur 27,506 persona ndërsa në Kosovë kanë vdekur 11,108. Në të dy shtetet kanë vdekur 38,614 banorë.
Për të qenë sa më i saktë në këtë vrojtim gjeta vdekjet e viteve të fundit në të dyja shtetet. Kosova, si një shtet me moshë mesatare të re e ka treguesin e vdekjeve më të vogël, rreth 0,5% e popullsisë vdesin në vit. E shprehur në numër mesatar, referuar vdekjeve të 5 viteve të fundit, numri mesatar i vdekjeve në Kosovë është 9044 persona. Ndërkohë që numri i të vdekurve të vitit 2020 sipas të dhënave të ASK-së është
Vdekjet në Kosovë sipas buletinit të ASK-së, Seria 4.
2015 8839
2016 9226
2017 8738
2018 8866
2019 9552
2020 11,108
Mesatarja 5 vjeçare e vdekjeve në Kosovë është 9044
Vdekjet e vitit 2020 e kapërcejnë me 2064 persona mesataren 5 vjeçare të vdekjeve në Kosovë.
Rritja e vdekjeve vihet re veçanërisht në 6 mujorin e dytë të vitit (Korrik-Dhjetor). Është e pamundur të themi me siguri që të gjitha këto vdekje janë shkaktuar nga Covid 19. Ama ,mund ta themi me siguri që nuk ka pasë asnjë arsye më të fortë me të cilën të argumentohet ky numër vdekjesh. Në mos të gjitha (pasi edhe brenda viteve normal, jopandemikë, ka një lëvizje +/- 5%) shumica e të vdekurve që lëvizin nga mesatrja vjetore 5 vjeçare janë pasojë direkte (infektim nga virusi) apo indirekte (shtim i vetvrasjeve, agravim i sëmundjeve të tjera nga Covidi etj). Le të themi që 90% e kësaj shtese ( 1857 persona) janë pasojë e virusit Sars Cov 2.
Për Shqipërinë situate është edhe më e rëndë. Të dhënat këtu I kisha më të shtrira në kohë. Duke qenë një popullsi me moshë mesatare më të madhe, Shqipëria ka një normë vdekshmërie më të lartë. Referuar të dhënave 10 vjeçare të INSTAT (2010-2019) në Shqipëri vdesin afërsisht
Mesatarja vjetore eshte 9044
Diferenca mes 11,108 me 9044 është 2064 persona. Në përqindje është 22.8% më e rritur
Vdekjet në Shqipëri gjatë viteve:
2010 20107
2011 20012
2012 20870
2013 20442
2014 20656
2015 22418
2016 21,388
2017 22,232
2018 21,804
2019 21,937
2020 27506
Mesatarja vjetore dhjetëvjecare është 21,186 persona. Por meqë ka një tendencë rritjeje në vitet e fundit, le të marrim si më të pranueshëm shifrën e vitit 2016 që ka shënuar rekordin historik të vdekjeve në këtë 10 vjeçar. Pra 22,418 persona.
Në vitin 2020, sipas INSTAT kanë vdekur 27,506 persona ose 5078 persona më shumë se viti rekord i vdekjeve në dhjetë vitet e fundit. Ose rreth 23% më shumë vdekje.
Kjo edhe është shifra më e besueshme e ndikimit të Covidit në Shqipëri.
Nëse i mbledhim të dy shtetet shqiptare, bëhen 7142 të vdekur si pasojë e Covid 19. Ose rreth 1428 të vdekur për 1 milion banorë.
Kjo shifër është një nga më të lartat në botë dhe përfshin vetëm vitin 2020 dhe jo muajt Janar Shkurt të këtij viti.
Vdekjet e 2020-ës janë 27506 ose 5,551 persona më shumë.