32 klube do të konkurrojnë për një të fondit prej 1 miliard dollarësh në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 në Shtetet e Bashkuara.
FIFA ka zbuluar shpërndarjen e shpërblimeve financiare për 32 klubet pjesëmarrëse, ku fituesi mund të fitojë deri në 117 milionë euro (125 milionë dollarë).
Të ardhurat e garantuara për klubet pjesëmarrëse
Shuma totale prej 930 milionë eurosh (1 miliard dollarë) ndahet në dy kategori kryesore:
Tarifa e Pjesëmarrjes (488 milionë euro / 525 milionë dollarë): Kjo shumë i ndahet të gjitha 32 klubeve bazuar në kritere sportive dhe komerciale të vendosura nga FIFA.
Bonuset e Performancës (442 milionë euro / 475 milionë dollarë): Ekipet do të fitojnë shpërblime shtesë bazuar në progresin e tyre në turne.
Për klubet evropiane, të ardhurat e garantuara variojnë nga 11.9 milionë euro deri në 36 milionë euro, ku klubet më të suksesshme si Real Madrid dhe Manchester City pritet të fitojnë më shumë.
Interi pritet të renditet rreth vendit të 7-të mes klubeve evropiane, me një fitim të garantuar prej 24 milionë eurosh.
Juventusi pritet të renditet mes vendit të 9-të dhe të 10-të, me të ardhura të garantuara prej 18-20 milionë eurosh.
Fitimet shtesë bazuar në performancën
Ekipet mund të rrisin ndjeshëm të ardhurat e tyre përmes bonuseve të performancës:
Fitore në fazën e grupeve: 2 milionë euro për fitore
Barazim në fazën e grupeve: 1 milion euro për barazim
Kualifikimi në 1/8 e finales: Shtesë prej 6.9 milionë eurosh
Kualifikimi në çerekfinale: Shtesë prej 12.18 milionë eurosh
Kualifikimi në gjysmëfinale: Shtesë prej 19.5 milionë eurosh
Finalisti i humbur: Shtesë prej 27.9 milionë eurosh
Fituesi i turneut: Shtesë prej 37.2 milionë eurosh
Fitimet maksimale të mundshme
Psh nëse Reali, City apo do të fitonin turneun, të ardhurat e tyre totale do të arrinin deri në 117 milionë euro (125 milionë dollarë). Edhe pa fituar trofeun, një ecuri e mirë në kompeticion mund t’u sigurojë klubeve një rritje të konsiderueshme financiare. /GazetaExpress/