Princi Louis feston sot 7 vjetorin e lindjes dhe Pallati Kensington ka publikuar një fotografi të re të tij.
Siç edhe shihet në imazhin e publikuar në rrjetet sociale, djali i Princit William dhe Kate Middleton, është ulur në një trung peme, duke buzëqeshur dhe duke treguar boshllëkun në dy dhëmbët e tij.
“Duke uruar princin Louis për ditëlindjen e shtatë”, është mesazhi që shoqëron foton e bërë në fillim të këtij muaji në Norfolk nga fotografi Josh Shiner.