Sabri Fejzullahu me një dedikim interesant për Adelina Ismailin - Gazeta Express
string(63) "sabri-fejzullahu-me-nje-dedikim-interesant-per-adelina-ismailin"

Yjet

Gazeta Express

27/06/2024 22:19

Sabri Fejzullahu me një dedikim interesant për Adelina Ismailin

Yjet

Gazeta Express

27/06/2024 22:19

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Artisti i ka bërë një dedikim divës së muzikës shqiptare, duke e lartësuar figurën e saj.

Lexo Edhe:

Ai thotë se e ka mbajtur për dore që kur ishte shtatë-vjeçe dhe se do ta mbajë gjithmonë në shpirt.

I njëjti thotë se ka thyer të gjitha rregullat e tabutë në estradë dhe se e cilëson unike.

“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive”, ka shkruar ai.

Krijuesi i hitit “Goditje në zemër” shtoi: “Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…”.

Dyshja duket se do të vijnë me një duet së bashku dhe nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga publiku.