Sagnol i acaruar pas eliminimit: Goli i parë për t’u anuluar, nuk dinë të përdorin VAR-in - Gazeta Express
string(86) "sagnol-i-acaruar-pas-eliminimit-goli-i-pare-per-tu-anuluar-nuk-dine-te-perdorin-var-in"

Futboll

Gazeta Express

01/07/2024 10:27

Sagnol i acaruar pas eliminimit: Goli i parë për t’u anuluar, nuk dinë të përdorin VAR-in

Futboll

Gazeta Express

01/07/2024 10:27

Gjeorgjia, që mori pjesë për herë të parë në histori në një kampionat europian, e mbylli rrugëtimin e saj në fazën e 1/8-tave teksa u mposhtën nga Spanja me rezultatin 4-1.

Në fakt, gjeorgjianët e nisin mirë dhe kaluan të parët në avantazh pas autogolit të Le Normand, por u barazuan pa mbyllur pjesa e parë nga Rodri.

Lexo Edhe:

Një gol që shkaktoi diskutime pasi topi kaloi pranë Moratës, i cili ishte në pozicion jashtë loje dhe mund të ndikonte në fushëpamjen e portierit Mamardashvili.

Sistemi VAR ndërhyri dhe e kontrolloi këtë moment, teksa në fund u vendos që goli të akordohej. Pikërisht, ky episod nuk e lë të qetë trajnerin e Gjeorgjisë, Willy Sagnol i cili pas eliminimit theksoi se goli i Rodrit duhej anuluar.

“Ishte një pozicion i qartë jashtë loje. VAR është një instrument i shkëlqyer, problemi është se nuk dinë ta përdorin siç duhet. Nuk e kuptoj përse goli i parë i Spanjës nuk u anulua për pozicion jashtë loje. Më këtë Europian ka ndodhur që janë anuluar gola të ngjashëm, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi. VAR nuk po përdoret mirë dhe në fund e paguajmë ne”, u shpreh Sagnol.