Mohamed Salah do të qëndrojë në Liverpool për të paktën edhe dy vite të tjera pasi ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin të premten në mëngjes.
Kishte spekulime se ylli egjiptian do të largohej nga Liverpooli për një lëvizje me para të mëdha në Arabinë Saudite.
Por sipas BBC, kjo nuk kishte të bënte kurrë me paratë. Nëse paratë do të ishin prioriteti i Salah, ai do t’i ishte bashkuar tashmë Superligës së Arabisë Saudite , e cila vetëm kohët e fundit hoqi dorë nga shpresa për ta joshur atë.
Oferta financiare ishte marramendëse – thuhet se ishte 500 milionë funte – dhe kërkesa për të sjellë në ‘shtëpi’ një prej futbollistëve më ikonë të botës arabe ishte e pamohueshme.
Megjithatë, Salah zgjodhi ambicien mbi pasurinë. Ai beson se ka ende më shumë për të arritur në Evropë – duke filluar me shtytjen e Liverpoolit për titullin e 20-të të ligës. Një Ligë e dytë e Kampionëve, një Top i Artë dhe mbajtja e Liverpoolit në krye mbeten qëllimet kryesore.
Salah është ende duke operuar në kulmin e tij, si fizikisht ashtu edhe profesionalisht, dhe njerëzit më të afërt me të presin të paktën edhe tre vite të tjera të nivelit elitar.
Angazhimi i tij ushqehet pjesërisht edhe nga fushatat e ardhshme të Egjiptit në Kupën e Botës dhe AFCON, ku konkurrimi kundër kundërshtarëve kryesorë ndihmon për të mprehur avantazhin e tij.
Jashtë fushës, lumturia e familjes së tij në Liverpool ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në vendimin e tij për të qëndruar.