Pas 12 vitesh qëndrimi jashtë aktiviteteve ndërkombëtare të Partisë Popullore Europiane (PPE), Sali Berisha është rikthyer për të marrë pjesë në Kongresin e kësaj force politike në Valencia të Spanjës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka nënvizuar simbolikën e pjesëmarrjes së tij në të njëjtin vend ku kishte marrë pjesë për herë të fundit pas dorëheqjes nga drejtimi i partisë.
“Spanja, Madridi do ishte vendi ku unë mora pjesë për të fundit herë në Kongreset e Partisë Popullore Evropiane, pasi kisha dhënë dorëheqjen. Sot rikthehem, po në Spanjë, për të marrë pjesë për herë të parë pas rikthimit, në Kongresin e Partisë Popullore Europiane”, shkruan Berisha.Në këtë vizitë, Berisha shoqërohet nga deputetja Albana Vokshi dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD-së, Enri Ceno.Gjatë punimeve të Kongresit, Berisha ka takuar Zëvendëspresidentin e PPE-së, Siegfried Mureșan, ku u diskutua mbi zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri dhe ato në Rumani, si procese të rëndësishme për forcimin e demokracisë në të dy vendet.