Sanchez nuk është prioritet për Interin - Gazeta Express
string(39) "sanchez-nuk-eshte-prioritet-per-interin"

Gazeta Express

24/02/2020 17:45

Sanchez nuk është prioritet për Interin

Gazeta Express

24/02/2020 17:45

“Nerazzurri” nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë apo jo përfundimisht kartonin e sulmuesit kilian, të cilin e kanë huazuar nga Manchester United

Interi nuk ka vendosur ende për Alexis Sanchezin, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti italian e ka huazuar për një vit sulmuesin kilian nga Manchester United.

Por, duket se ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit nuk është një prioritet për Zikaltrit.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Nerazzurri” nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë apo jo sulmuesin.

Sanchez nuk ka bërë mjaftueshëm për ta fituar besimin e trajnerit Antonio Conte.

Ai fillimisht ishte lënduar rëndë, ndërsa tash i nevojitet ta gjejë formën ideale, edhe pse koha nuk është në favorin e tij. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement