“Po tentohet të shkohet në dhunë fizike, jo vetëm nga ana e Sarës por në disa raste të tjera”
Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Fation Kuqari, ka dhënë mëngjesin e kësaj të marte një intervistë për emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar ngjarjet më pikante në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Duke folur për përplasjen e Sara Gjordenit me Françeska Muratin, Fationi u shpreh se Sara duhet të penalizohet në mënyrë që të bëhet shembull.
“E kam parë shumë qartë gjënë edhe nuk ka lidhje fare me çështjen e Luiz Ejllit se Sara ka përdorur të drejtën si me forcë. Besoj se është diçka e gabuar. Sara mendoj ka shumë presion këto ditët e fundit, që kur kam qenë unë brenda. Mendo kur më shiti mua, më doli kundër pa pikë lidhje, sepse pa se unë po rritesha dhe nuk i pëlqeu. Sepse unë thashë se Riken e kam shumë shoqe. Ajo u mërzit dhe m’u hodh kundër. Sara nuk është gocë e keqe por më duket sikur e ka marrë situata, ka shumë tension. Nuk di si t’a bëjë lojën, ka bërë shumë gabim. Realisht mendoj se duhet të jetë një mësim i mirë për të gjithë “Big Brother”, të gjithë njerëzit që janë aty brenda sepse i kam parë në disa raste që po tentohet të shkohet në dhunë fizike, jo vetëm nga ana e Sarës por në disa raste të tjera”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sipas Fationit, Sara duhet të penalizohet pasi Françeska nuk shkon kurrë në dhunë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...