Sarri zbulon zënkat me lojtarët e Chelseat: Në fund ata qanë - Gazeta Express
string(59) "sarri-zbulon-zenkat-me-lojtaret-e-chelseat-ne-fund-ata-qane"

Gazeta Express

18/04/2020 17:53

Sarri zbulon zënkat me lojtarët e Chelseat: Në fund ata qanë

Gazeta Express

18/04/2020 17:53

Maurizio Sarri ka zbuluar se përkundër që ai kishte pasur debate me lojtarët në zhveshtoren e Chelseat gjatë gjashtë muajve të parë të tij në Stamford Bridge, lojtarët më vonë u mësuan ta vlerësojnë personalitetin e italianit.

Trajneri Mauirizio Sarri u zgjodh si pasardhës i bashkëkombësit të tij, Antonio Conte, në Stamford Bridge në verën e vitit 2018, pas tre vjetëve mbresëlënëse të tij me gjigantin italian, Napoli, transmeton Gazeta Express.

Strategu 61-vjeçar sapo mbërriti në Londër filloi ta implementojë filozofinë e tij unike në Chelsea, bazuar në pasimet e shpejta e të shumta mes lojtarëve dhe nisja e aksioneve të sulmit qysh nga mbrojtja.

Ai kritikohej për zgjedhjen e tij, mirëpo në fund ai u largua pasi e fitoi trofeun e Ligës së Evropës. Sarri e pranon se në fillim s’ishte pajtuar shumë me lojtarët e tij, mirëpo më vonë ua kishte fituar besimin, para se të largohej drejt Juventusit.

“E kisha një marrëdhënie plot konflikte me lojtarët e Chelseat, por kur u tregova atyre se do të largohesha, shumë prej tyre qanë”, ka thënë Sarri, në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Juventusit.

“Unë nuk jam lloji i personit që i ledhaton të tjerët. Unë flas shumë për gjërat që ata i bëjnë gabim dhe më pak për gjërat e mirë që i bëjnë mirë. Mendoj se kjo ka ndikim të madh, por ata mësohen të të vlerësojnë për atë që ti je”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement