string(73) "se-shpejti-mund-te-kete-kufizime-te-reja-per-te-pavaksinuarit-ne-gjermani"

Së shpejti mund të ketë kufizime të reja për të pavaksinuarit në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

02/12/2021 11:42

Qytetarët gjermanë mund të përballen me kufizime më të rrepta kundër pandemisë, pasi vendi po lufton me valën e katërt të infeksioneve.

Kancelarja në largim, Angela Merkel, dhe politikani që pritet ta zëvendësojë atë në postin e lartë, Olaf Scholz, të enjten do të zhvillojnë bisedime me udhëheqësit rajonal për krizën për t’i përcaktuar hapat e ardhshëm, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kancelares.

Lexo Edhe:

Ka gjasë që të miratohen masa më të rrepta – shumë prej të cilave do t’i vënë në shënjestër personat e pavaksinuar. Qëllimi është që të ulet shkalla e infeksioneve dhe të pakësohet trysnia në repartet e kujdesit intensiv, që po mbushen shpejt me pacientë.

Në mesin e masave që po shqyrtohen janë mbyllja e bareve e klubeve dhe kufizimi i organizimeve të mëdha. Disa rajone më të prekura në Gjermani tashmë i kanë anuluar tregjet e Kërshëndellave dhe personave të pavaksinuar ua kanë ndaluar qasjen në hapësirat publike si restorantet dhe sallat e ushtrimeve, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Udhëheqësit e Gjermanisë pritet që të diskutojnë edhe për vaksinat e obligueshme. Më herët këtë javë, Scholz dha shenjë se do ta përkrahte vendimin që vaksinat për Covid-19 të bëhen të detyrueshme. Sidoqoftë, një vendim i tillë duhet të miratohet nga kuvendi.

Ndryshe, Gjermania të mërkurën e shënoi shifrën më të lartë ditore të të vdekurve nga Covid-19 në nëntë muajt e fundit – 446.