string(55) "se-shpejti-ne-librarine-dukagjini-estetika-dhe-letersia"

Së shpejti në librarinë Dukagjini, “Estetika dhe letërsia”

Arte

Gazeta Express

07/04/2025 19:26

Kolanës “Fryma” nga Shtëpia Botuese Dukagjini po i shtohet edhe një botim i ri: “Estetika dhe letërsianga David Davies.

“Estetika dhe letërsia” e filozofit kanadez, David Davies, trajton çështje thelbësore të filozofisë moderne të letërsisë, të lidhura, në radhë të parë, me letërsinë moderne, si: natyra e letërsisë, statusi ontologjik i veprës letrare, çështja e fiksionit dhe e vërteta e tij, interpretimi i veprave të fiksionit, natyra e personazheve letrare, raporti i letërsisë me emocionet, vlera njohëse e letërsisë, si dhe raporti i saj me moralitetin dhe shoqërinë.

Perkthimi i librit “Estetika dhe letërsia” paraqet vlerë të shtuar për debatin filozofik për letërsinë.

Libri është përkthyer nga Elsa Skënderi. Atë shumë shpejt do të mund ta gjeni në librarinë “Dukagjini”.