string(73) "sejdiu-per-perplasjen-me-perparim-ramen-u-ndjeva-keq-sjellja-ishte-e-keqe"

Sejdiu për përplasjen me Përparim Ramën: U ndjeva keq, sjellja ishte e keqe

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 17:35

Ish nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në “FRONTAL” të T7 ka folur për përplasjen që pati sot me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, për Planin Zhvillimor.

“U ndjeva jashtëzakonisht keq, sjellja ke e keqe, intimiduese”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Kryetari e kish thirr seancën prapë për të martën që ta kalojë këtë dokument. Nëse kalon duhet me i dërgu krejt komentet brenda 30 ditëve”, tha ai.

“Pa konsultim publik është brengosëse. Nuk kemi pa që ka marrë feedback prej qytetarëve”, shtoi ai.

Sejdiu pati kritika edhe sa i përket arsimit në kryeqytet.

“A ka digjitalizim?…Shkollat që janë përfundu u patën nis në mandatin e kaluar”, tha ai.