string(96) "sekretari-i-vv-i-permbledh-epitetet-ndaj-albulena-haxhiu-edhe-ky-i-jep-karakter-gjinor-reagimeve"

Sekretari i VV i përmbledh epitetet ndaj Albulena Haxhiu, edhe ky i jep karakter gjinor reagimeve

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 13:24

Sekretari organizativ i VV’së, Alim Rama ka thënë se opinionistët në televizine e portale po e shajnë Albulena Haxhiu, të cilën VV e propozoi për kryetare të Kuvendit.

Ai tha se për të është thënë se është “fundërrinë politike”, “terroriste politike”, “specie e përçudnuar”, “përçarëse”, “konfliktuoze”, “belagjike” e “vegël”.

Lexo Edhe:

““Fundrrinë politike”, “terroriste politike”, “specie e përçudnuar”, “përçarëse”, “konfliktuoze”, “belagjike”, “vegël”, janë disa prej ofendimeve të ulta me të cilat opinionistët në televizone e portale po shajnë me mllef të papërmbajtur deputeten Albulena Haxhiu.”

Rama ka thënë se Haxhiu është deputetja më e votuar.

“Ajo është deputetja më e votuar me mbi 125 mijë vota në këtë legjislaturë të nëntë e cila është në prag të konstituimit. Albulena është kryetare e organizatës së gruas në Lëvizjen tonë (GVV) dhe për një dekadë të plotë deputete e Kuvendit të Republikës.”

Rama i ka dhënë karakter gjinor reagimeve ndaj Haxhiut.

“Sulmet ndaj saj janë dekurajuese për vajzat dhe gratë që duan të angazhohen në politikë. Nëse gazetarinë po e mbysin opinionistët, shoqërinë civile nuk bën ta shuaj indiferenca.”