Ne mund të lidhim kolesterolin e lartë me ushqimet e pasura me yndyrë, por shumica e kolesterolit total në organizëm prodhohet në trupin tonë. Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në organizëm, pjesa tjetër prej 25% vjen nga ushqimet. Në kushte normale kolesteroli ndihmon qelizën në punën dhe rolin e saj. Mbi 1/3 e kolesterolit në gjak transportohet nga HDL (lipoproteina me densitet të lartë). Duke ndihmuar në largimin e kolesterolit të keq dhe parandalimin e depozitimit të tij në brendësinë e arterieve është quajtur kolesteroli i mirë. Persona me nivele të larta HDL kolesterol, janë më të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli :
Prodhimet e mishit (qingjit, viçit, gjeli i detit, derrit, mishi i gjuetisë), dhe nënproduktet e tij (sallameri, proshutat, meseritë e konservat) bulmeti dhe nënproduktet e tij (gjalpi, djathi kaçkavall, margarina, majonezat), ëmbëlsirat dhe produktet e përpunuara me yndyrë, vaji i lulediellit. Rekomandohen peshku, filetot e pulës, viçit, deri 2 vezë në javë, si dhe të gjitha llojet e zarzavateve frutat dhe perimet e freskëta. Nga frutat e thata rekomandohet, arrat, bajame, lajthi, kumbulla, kikirikët. Vaji i ullirit është i vetmi i rekomanduar. Me përmbajte të lartë antioksidantësh dhe OM3 rekomandohet frutat e freskëta dhe me ngjyrë (shega, mani, rrushi, qershia, kumbullat, boronica, manafera), si dhe frutat e thata dhe disa lloje çajrash.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 | 038 60 70 60 | 049 513 513 | 046 60 70 60.
Adresa: Rruga Shkupi, Nr 25, pranë QKUK-së Prishtinë
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
https://ks.spitaliamerikan.com – Web
/Artikull i sponsorizuar/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...