Sekuestrohen 3 mijë e 250 pako cigare në Gjakovë - Gazeta Express
string(48) "sekuestrohen-3-mije-e-250-pako-cigare-ne-gjakove"

Sekuestrohen 3 mijë e 250 pako cigare në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 18:26

Policia e Kosovës ka sekuestruar 3250 pako cigare në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë.

Përmes një njoftimi të Policisë në Facebook u bë e ditur se pakot me cigare janë sekuestruar dhe u janë dorëzuar autoritetit Doganor të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Me datën 29 qershor 2024, reth ores 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore. Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston”.

“Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara”.