string(86) "sela-taravari-nuk-mund-te-kthehet-ne-ash-bashkimi-me-te-do-te-ishte-imoralitet-ekstrem"

Maqedoni

Gazeta Express

30/04/2025 14:02

Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi me të do të ishte “imoralitet ekstrem”

Maqedoni

Gazeta Express

30/04/2025 14:02

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Frontit Evropian, Ziadin Sela hodhi poshtë kategorikisht çdo mundësi bashkimi me krahun e partisë që aktualisht drejtohet nga Arben Taravari.

“Dera mbetet e hapur për anëtarët e ASH-së që shkuan me Taravarin, por jo për Taravarin”, tha Sela në një deklaratë për RTVM-në.

Sipas tij do të ishte “imoralitet ekstrem”, duke nënkuptuar se përçarja në parti nuk është vetëm çështje strategjish apo interesash aktuale, por një pasojë e thellë e qasjes dhe parimeve politike.

Lidhur me situatën në VLEN, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski theksoi se nuk pret që Taravari të ndërmarrë një hap që do të çonte në një koalicion me BDI-në opozitare, sepse kjo do të thoshte vetëvrasje politike për të.