string(146) "selimi-e-bogujevci-nuk-jane-propozimet-e-mia-por-nuk-e-kemi-problem-ti-votojme-haradinaj-thote-se-nese-vv-deshiron-voten-i-duhet-figure-unifikuese"

“Selimi e Bogujevci nuk janë propozimet e mia por nuk e kemi problem t`i votojmë”, Haradinaj thotë se nëse VV dëshiron votën i duhet figurë unifikuese

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 21:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Shqipe Selimi e Saranda Bogjuevci nuk ishin propozime të AAK-së, por si një mënyrë për të dalur nga kjo situatë.

Haradinaj tha në “Pressing” të T7 se AAK nuk ka vullnet që të votojë Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

Lexo Edhe:

Sipas tij ajo është “figurë përçarës”, duke thënë se VV duhet të propozjë një figurë unifikuese.

“Asnjëra nuk janë propozim i yni, për shembull nëse do Vetëvendosja ne po i propozojmë Time Kadriaj për kryetare Kuvendit dhe është shumë më e mirë se tjerët, dhe po e votojmë. E drejta e VV është me propozu këdo, por ne kemi të drejtë me diskutu kë e votojmë”.

“Albulena Haxhiu ka qenë figurë jounifikuese, nuk ka dhënë ndonjë vlerë të caktuar, që e mbron demokracinë, që mbron ligjshmërinë. Parlamenti na përfaqëson edhe opozitën. Në AAK nuk ka një vullnet për votë pro saj”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

Emisionin Pressing mund ta ndiqni KËTU