string(121) "selimi-per-raportimet-se-mcc-po-mbyllet-pasojat-do-ti-paguajne-qytetaret-e-kosoves-me-mungese-te-rrymes-e-fatura-te-larta"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 12:33

MCC po mbyllet, Selimi përmend vonesat që i shkaktoi Qeveria Kurti: Lajm tejet i keq, pasojat i paguajnë qytetarët

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 12:33

Ish-drejtori ekzekutiv i MCC-së, Petrit Selimi tha se paralajmërimet për mbylljen e programit të MCC-së, janë vazhdimësi e lajmeve negative për Kosovën.

Ai theksoi se Kosova rrezikon të mbesë pa asnjë investim amerikan në fushën e energjisë përfshirë edhe bateritë të cilat të cilat i kërkoi qeveria Kurti.

Lexo Edhe:

“Më 2019 MCC ka aprovuar programin mbi 200 milionë dollarë për gaz përçues dhe termocentral me gaz. MCC ka shpenzuar mbi 5 milionë dollarë për projektim,  por fatkeqësisht ky projekt u anulua nga Qeveria Kurti me 2021 e cila me vonë kërkoi projekt për bateri për të njëjtën vlerë. Fatkeqësisht edhe këtu pat vonesa në implementim dhe tash me 2025 erdh lajmi fatkeq për mbylljen e fondeve të MCC. Kosova mbeti pa gaz përçues, pa bateri dhe pa një çerek miliardë dollarë grante amerikane. Është lajm tejet i keq për Kosovën dhe e lë Kosovën në zorre qorre të rrjetëzimit dhe pavarësimit energjetik. Pasojat do të paguajnë qytetarët me mungese të rrymës dhe fatura te larta”, tha Selimi. /RTV21