Serbët në Zveçan, të zhgënjyer me Australinë - Gazeta Express
string(43) "serbet-ne-zvecan-te-zhgenjyer-me-australine"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/01/2022 21:58

Serbët në Zveçan, të zhgënjyer me Australinë

Sporte tjera

Gazeta Express

07/01/2022 21:58

Shtëpinë ku u lind tenisti Novak Djokovic e ruajnë me fanatizëm.

Fqinjët e bashkëvendësit në Zveçan e pritën me padurim dhe entuziazëm garën e tij  në turneun prestigjioz “Australian Open”.

Por u zhgënjyen fort me autoritetet australiane të cilët  nuk lejuan hyrjen Novak Gjokovic në vend pasi nuk plotësoi kriterin e vaksinimit kundër Covid-19.

“Kjo që ndodhi  Australi është diçka e paparë, si mund të veprohet kështu ndaj sportistit tonë i cili është i famshëm në mbarë botën, që është bamirës dhe ndihmon të rinjtë. Ne ishim vërtet të befasuar. Dhe këtë e bën në festat e  Krishtlindjeve tona.” tha  Milica Bosda,  një fqinje e familjes Gjokoviq në Zveçan për KlanKosova

Si skandal të madh ngjarjen e sportistit serb e cilëson edhe  kryetari i  komunës së Zevçanit, Dragisha Milovic.

“Ky është një mesazh politik i krijuar ndoshta për të parandaluar Novakun që të merrte Grand Slam-in e tij të 21-të”.

Familja Gjokoviq u shpërngul nga Kosova vite më parë, por shtëpia e tyre e vogël ende qëndron e pabanuar në Zveçan.

Qyteti e ka shpallur tenistin serb qytetar nderi dhe e ka emëruar qendrën sportive me emrin e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement