string(105) "serbia-e-ve-ne-pikepyetje-njohjen-e-kosoves-nga-sudani-por-i-qahet-shtetit-afrikan-rishqyrtojeni-vendimin"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 16:34

Serbia e vë në pikëpyetje njohjen e Kosovës nga Sudani, por i qahet shtetit afrikan: Rishqyrtojeni vendimin

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 16:34

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë shprehu sot shqetësimin për vendimin e Sudanit për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, por tha se situata aktuale politike në shtetin afrikan “e vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla”.

Serbia thotë se Sudani s’mund ta merrte këtë vendim në një situatë të “karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të pushtetit”, siç raporton gazeta Danas për një reagim të lëshuar nga MPJ-ja serbe.

Lexo Edhe:

Ky vendim i Sudanit, përbën “një shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare” – ankohet Beogradi.

“Është i diskutueshëm kapaciteti i Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e çështjeve që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve anëtare të OKB-së”, u tha në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, e cila njëkohësisht i bën thirrje Qeverisë së Sudanit që ta rishqyrtojë këtë vendim, duke pasur parasysh “kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e situatës”.

Duke iu referuar rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si zakonisht, ministria serbe tha se ky vendim “jo vetëm që është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, por gjithashtu minon përpjekjet për një zgjidhje paqësore të marrëdhënieve në Ballkan”.

MPJ-ja serbe iu ankua edhe bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar që të respektohen “parimet e së drejtës ndërkombëtare”, e ta mbështesë dialogun ‘si zgjidhjen e vetme të qëndrueshme”.