string(96) "serxhio-mezi-ne-favorit-arber-hoxha-ishte-prane-transferimit-te-cagliari-por-marreveshja-deshtoi"

Futboll

Gazeta Express

30/03/2025 22:10

Serxhio Mezi në “Favorit”: Arbër Hoxha ishte pranë transferimit te Cagliari, por marrëveshja dështoi

Futboll

Gazeta Express

30/03/2025 22:10

Menaxheri Serxhio Mezi ka zbuluar gjatë emisionit sportiv “Favorit” në T7 se gjatë merkatos së janarit kishte punuar për transferimin e Arbër Hoxhës te Cagliari, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të refuzimit të huazimit nga klubi i lojtarit.

“Në janar isha duke punuar për Arbër Hoxhën te Cagliari. Çështja ishte se skuadra e Arbrit nuk e pranoi huazimin,” deklaroi Mezi.

Lexo Edhe:

Ky zbulim tregon se kishte një interes konkret nga klubi italian për anësorin shqiptar, por pengesa në formatin e transferimit bëri që lëvizja të mos finalizohej.

Mbetet për t’u parë nëse Cagliari apo ndonjë klub tjetër do të rikthehet me një ofertë më të favorshme në merkaton e verës.