string(94) "sezon-i-ri-reformimesh-dhe-vetereformimi-rama-komenton-mbledhjen-konfirmon-ndryshime-ne-qeveri"

“Sezon i ri reformimesh dhe vetëreformimi”, Rama komenton mbledhjen, ‘konfirmon’ ndryshime në qeveri?

Shqiperi

Gazeta Express

28/07/2023 15:19

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar në facebook foto nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zhvillohet për dy ditë në Tepelenë. Teksa shkruan se do të bëhen reformime dhe vetërefomime, Rama duket sikur “konfirmon” paraprakisht se do të ketë ndryshime në qeveri pas analizës së 14 majit.

Lexo Edhe:

Nën drejtimin e kryeministrit Rama, anëtarët e kabinetit do të analizojnë për dy ditë radhazi performancën e 6 muajve të parë të këtij viti. Çdo sektor do të raportojë me radhë për arritjet dhe dështimet, dhe do të ballafaqohen me njëri-tjetrin në përmbushjen e planit qeverisës.

Kjo mbledhje vjen pas ndryshimeve të bëra në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dy ditë më parë. Damian Gjiknuri është shkarkuar si Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe përkohësisht në vend të tij është komanduar Blendi Klosi. Gjithashtu u shkarkua i gjithë Sekretariati i PS. Në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj.

/Gazeta Express