string(100) "shabiu-zrre-ja-e-ka-vendosur-veten-ne-tabele-qitjeje-ata-duhet-te-reflektojne-qytetaret-nuk-zbrapsen"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 23:07

Shabiu: ZRRE-ja e ka vendosur veten në tabelë qitjeje – ata duhet të reflektojnë, qytetarët nuk zbrapsen

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 23:07

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për propozimet e ZRRE-së për rritjen e tarifave për energji elektrike dhe aktivizimin e shoqërisë civile për ta pamundësuar këtë rritje.

Fushata, e cila ka filluar kohë më parë me moton “Asnjë cent më shumë”, sipas organizatorëve, synon vetëdijësimin e opinionit publik për të kundërshtuar dhe protestuar më 5 prill, në mënyrë që të parandalohet rritja e mëtejme e faturave të energjisë elektrike.

Lexo Edhe:

Aktivisti i shoqërisë civile, Besnik Shabiu, ka thënë se Zyra e Rregullatorit e ka vendosur veten në tabelë qitjeje nga të gjithë qytetarët, por që nuk u pëlqen që qytetarët të shprehin shqetësimet e tyre, qoftë te faqja e tyre në Facebook, pasi kanë bllokuar edhe komentet.

“A jeni profesionistë si ZRRE? A po thoni se jeni aty për të marrë vendime korrekte për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve? Atëherë, jepuni mundësi qytetarëve që të japin komentet e tyre e mos i ndaloni ato”, ka pohuar Shabiu.

Ai i ka ftuar qytetarët që të dërgojnë sa më shumë komente te ZRRE për të dhënë mendimet e tyre pse nuk duhet të ndodhë edhe një herë rritja e tarifave të energjisë elektrike.