Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja.
Në emisionin e sotëm është i ftuar edhe menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.
Shala komentoi kombëtaret e “EURO 2024”, duke numëruar paraqitjet e Kosovës ndaj tyre.
“Kemi luajtur ndaj disa prej kombëtareve që janë pjesë e kampionatit europian, më herët ishim më afër tyre me kualitet, ndërsa tash fatkeqësisht jemi shumë, shumë më larg”, tha ai.
Tutje, ai tha se largimi i lojtarëve, do të varet nga rezultatet dhe suksesi i Kosovës e Shqipërisë./GazetaExpress/