string(56) "shembet-dheu-ne-nje-vendpunishte-ne-velani-te-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 14:20

Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 14:20

Sot është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Velania në Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, i cili tha se s’ka persona të lënduar.

Lexo Edhe:

Ai tha se katër vetura kanë qenë të rrezikuara, mirëpo dy kanë qenë më shumë. Tri prej tyre Shkodra tha se janë larguar ndërsa automjeti i katërt ndodhet në vend më të sigurt dhe pritet të largohet.

“Dy prej veturave i kanë pasur rrotat në ajër”, tha Shkodra.

“Informatën e kemi pranuar rreth orës 12:09. Menjëherë i jemi përgjigjur dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Kujtojmë se dje në Veternik u shemb dheu në një vendpunishte tjetër, ku një person vdiq e një tjetër u lëndua. Për këtë është arrestuar një i dyshuar dhe rasti po hetohet.