Shembet tribuna, dhjetëra të lënduar në ndeshjen e basketbollit në Egjipt - Gazeta Express
string(72) "shembet-tribuna-dhjetera-te-lenduar-ne-ndeshjen-e-basketbollit-ne-egjipt"

Basketboll

Gazeta Express

26/12/2022 10:39

Shembet tribuna, dhjetëra të lënduar në ndeshjen e basketbollit në Egjipt

Basketboll

Gazeta Express

26/12/2022 10:39

Së paku 27 persona janë lënduar kur një pjesë e tribunave u shemb në një ndeshje të basketbollit në Egjipt gjatë fundjavës, thonë zyrtarët e vendit, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas tyre, incidenti në distriktin “6 Tetori”, mund të jetë shkaktuar nga një rrëmujë në çerekun e tretë të ndeshjes së Superkupës së Egjiptit mes ekipit nga Kajro, Al Ahly dhe Al Ittihad nga Alexandria.

Zyrtarër thonë se asnjë prej 27 të lënduarve nuk e ka jetën në rrezik, por që kanë pësuar thyerje dhe ndrydhje në pjesë të ndryshme të trupit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement