Në një intervistë për emisionin “Era Verë,” aktorja e njohur Shengyl Ismaili ndau momente të rëndësishme nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Gjatë bisedës, ajo foli me sinqeritet për sfidat që ka përjetuar dhe sakrificat që ka bërë në rrugën e saj si aktore dhe artiste.
Një nga deklaratat gjatë këtij emisioni ishte “Kom falë çka s’falet për një kohë të gjatë”, duke treguar për atë se çka ka përjetuar në jeten e saj.
Gjatë intervistës, Shengyl Ismaili diskutoi edhe për rëndësinë e familjes dhe mbështetjes që ka marrë nga të afërmit dhe miqtë e saj në kohëra të vështira.
Ismaili foli gjithashtu për planet e saj të ardhshme dhe projektet që po përgatit, duke theksuar se është gjithmonë në kërkim të sfidave të reja që e frymëzojnë dhe e shtyjnë për të tejkaluar kufijtë e saj.
Intervista me Shengyl Ismailin në “Era Verë” ishte një pasqyrë e sinqertë e një artisteje të përkushtuar, e cila, pavarësisht vështirësive, vazhdon të ecë përpara me pasion dhe vendosmëri.
Se çfarë ka thënë, ndiqni një pjesë të intervistes në linkun e mëposhtëm. /GazetaExpress/