Analisti Shenoll Muharremi ka propozuar dy skenarë opsional për t’i zhbllokuar hapat e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.
Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Muharremi shkroi se skenarët madje mund ta zgjidhin edhe nyjën e presidentit.
Ai parashikoi se mund të ketë zgjidhje stabile dhe kompromis me koalicion LVV – PDK ose zgjedhje të reja dhe LVV shkon në opozitë.
“Dy skenarë janë opcionale që e zhbllokojnë Kuvendin dhe e formojnë Qeverinë e Re (përfshi zgjidhin nyjen e Presidentit): (A) Zgjidhje stabile kompromisi tash, sipas vullnetit të rezultateve të 9 shkurit, koalicion LVV-PDK; ose (B) Zgjedhje të reja dhe LVV shkon në opozitë”, shkroi Muharremi.