Shënon kosh spektakolar nga gjysma e fushës, ia siguron fitoren Clevelandit në sekondën e fundit - Gazeta Express
string(95) "shenon-kosh-spektakolar-nga-gjysma-e-fushes-ia-siguron-fitoren-clevelandit-ne-sekonden-e-fundit"

Basketboll

Gazeta Express

28/02/2024 10:38

Shënon kosh spektakolar nga gjysma e fushës, ia siguron fitoren Clevelandit në sekondën e fundit

Basketboll

Gazeta Express

28/02/2024 10:38

Clevelandi e ka regjistruar një fitore dramatike në NBA.

Cavaliers e mposhtën Dallasin falë një koshi të shënuar në sekondat e fundit të lojës.

Në fakt, ishte Max Strus që u bë hero i Clevelandit falë trepikëshit spektakolar dhe të rrallë që e shënoi, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht, Mavericks ishin duke avancuar për një pikë, 119:118 dhe kishin mbetur pak sekonda deri tek semafori i fundit.

Por, Strus e mori përgjegjësinë dhe gjuajti nga më larg se gjysma e fushës për të shënuar dhe për t’ia siguruar fitoren Clevelandit me rezultat 121:119.

Max kontribuoi me 21 pikë në këtë ndeshje, ndërsa ishte protagonist sidomos në pjesë ne dytë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement