Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një kompleks vilash në farkë të Tiranës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Lidhur me ngjarjen policia bën me dije se persona të paidntifikuar janë përfshirë në një sherr me sende të forta, dhe se i plagosur ka mbetur 19-vjeçari Kristi Fufi.
Njoftimi:
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.