string(91) "sheshel-kercenon-me-ndarjen-e-kroacise-pas-marreveshjes-qe-ajo-beri-me-kosoven-e-shqiperine"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 7:25

Sheshel kërcënon me ndarjen e Kroacisë pas marrëveshjes që ajo bëri me Kosovën e Shqipërinë  

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 7:25

Mijëra – studentë dhe qytetarë u mblodhën para selisë së televizionit dhe tabloidit të pro – Vuçiq Informer në Beograd të shtunën për të marrë pjesë në një aksion protestues të shpallur më parë të quajtur “Dezinformer”. Protesta ka zgjatur gati gjashtë orë, siç raportojnë mediat lokale, dhe aksioni protestues ka qenë i drejtuar kundër aktiviteteve propagandistike të asaj medie, e njohur për përhapjen e propagandës proqeveritare dhe sulmeve ndaj kundërshtarëve politikë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndërtesa e Informer-it u sigurua nga forcat policore dhe demonstruesit u ndeshën me gardhe mbrojtëse larg hyrjes së ndërtesës.

Lexo Edhe:

Pas përfundimit të protestës, i dënuari për krime lufte dhe ish ‘mentor’ i Aleksandar Vuçiqit, Vojislav Sheshel u shfaq në një fjalim të ri në TV9 e cila u përhap në internet – në të cilën ai vet vlerësoi se pjesë të Kroacisë ishin toka serbe, të cilat Serbia sigurisht do t’i rimerrte, por këtë herë ai tha se “bujarisht” do t’ia linte pjesën tjetër të Kroacisë Hungarisë dhe Sllovenisë.

“Kroatët kanë krijuar një aleancë me shqiptarët dhe shqiptarët nga Kosova, një aleancë antiserbe. Ne gjithashtu do të krijojmë një aleancë mbrojtëse me Hungarinë vëllazërore. Është koha që Hungaria të rifitojë daljen në detin Adriatik”, tha Shesheli

Pastaj dikush nga audienca thirri pyetjen: “E ku është ‘Serbia e Madhe’?”, për të cilën Sheshel u përgjigj: “Gjithçka tjetër është “Serbia e Madhe”, gjithçka që mbetet është “Serbia e Madhe. Sapo t’u ofrojmë hungarezëve një korridor të gjerë për në det, ata do të kuptojnë interesin e tyre kryesor, dhe tokat serbe do të jenë përsëri bashkë”, fantazoi Sheshel me këtë rast.