Më 28 prill nga ora 20:00 në Teatrin Oda do të prezantohet shfaqja “Ëndërroj” me regji të Danilo Jovanović.
Dy trupa në skenë janë të ngujuara në një rreth vicioz toksiciteti. Nuk aktrojnë – por sjellin shpirtin e tyre të pastër para publikut. Lëvizja dhe loja shkrihen me zërin dhe absurditetin, duke thyer modelet e njohura. Ky është një spektakël pa spektakël.
Çfarë ndodh kur maskuliniteti toksik zbërthehet, përmbyset dhe zgjatet aq shumë sa që çahet nga pesha e vet? Shfaqja shtrembëron realitetin, zgjat momentet dhe gjen të qeshurën në zhvendosje, duke sfiduar normat që na formësojnë dhe na ngulfasin.
PARALAJMËRIM: Do ta njohësh veten. Shiko përreth. Shiko kë ke pranë.
Largoje mburojën.
Largoje maskën.
Largoje identitetin.
Largoji pritshmëritë.
Largoji iluzionet.
Largoje. Largoje.
Dhe çfarë mbetet?
Regjia dhe koncepti: Danilo Jovanović
Performanca dhe krijimi i përmbajtjes: Helena Araújo & Diana Stecker
Dramaturgjia e jashtme: Nataša Mackuljak
Skenografia: Yasemin Duru & Mataz Al Kerdy
Kostumografia: Maurício Ianês
Muzika: Nedim Zlatar
Dizajni i dritave: Yasemin Duru
Videoproduksioni dhe montazhi: Mataz Al Kerdy
Fotografe: Luiz Lima
Identiteti vizual: Vanja Lazić
Producente: Andrea Visotschnig
Asistente zërimit: Florine Rabier
Shfaqja do të prezantohet në gjuhën gjermane dhe angleze.
Kjo shfaqje teatrore është prodhuar në kuadër të projektit UNMASC – promovimi i drejtësisë gjinore përmes teatrit, me mbështetjen e BE-së dhe BMKÖS.