Shfuqizimi i drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore publike sot në mbledhjen e Qeverisë - Gazeta Express
string(99) "shfuqizimi-i-drejtoreve-ekonomike-ne-institucionet-shendetesore-publike-sot-ne-mbledhjen-e-qeverise"

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 13:25

Shfuqizimi i drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore publike sot në mbledhjen e Qeverisë

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 13:25

 Qeveria në seancën e sotme do t’i shqyrtojë ndryshimet në propozim-ligjin për mbrojtje shëndetësore, me të cilin, siç paralajmërojnë, do të shfuqizohet institucioni i drejtorit ekonomik në institucionet publike shëndetësore.

Kryeministri Hristijan Mickoski, bëri të ditur se masa synon përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e objekteve tona shëndetësore, uljen e kostove administrative dhe drejtimin e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Lexo Edhe:

“Dispozitat e reja ligjore parashikojnë që qendrat shëndetësore me mbi 1.000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet do të drejtohen nga vetëm një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe për ligjshmërinë e funksionimit. Në këtë mënyrë do të lokalizohet përgjegjësia dhe do të hiqet dualizmi në vendimmarrje. Besoj se kjo reformë do të mundësojë ridrejtimin e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturës, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në operacione, si dhe përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët”, njoftoi Mickosi në profilin e tij në Fejsbuk.

Овој ден, истакнува Мицкоски, е симболот на македонската борба за слобода и државност, ден кој врзува две епопеи и еден идеал, а тоа е идеалот за слободна и независна Македонија. Генерации на

Shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore e kishte paralajmëruar edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari para një jave.

Mickoski, dje tha se me ligjin që do të jetë sot në seancën e qeverisë, postet organizative apo të ashtuquajturit drejtorët ekonomikë në institucionet shëndetësore, gjegjësisht, tha ai, “po i japim fund dualizmit”.

“Duhet të kemi një person që do të jetë përgjegjës dhe një person që do të ketë detyrime, të drejta, por edhe përgjegjësi para qytetarëve. Kështu kemi qenë dëshmitarë të bartjes së detyrimeve dhe përgjegjësive dhe praktikisht nuk kemi mundur të gjejmë qartë se ku është përgjegjësia. Tani, me këtë lëvizje do ta dimë qartë se ku është lokalizuar përgjegjësia”, tha Mickoski, duke theksuar se në vend do të jenë më pak se njëqind funksionarë “që janë në barrë të qytetarëve”.

Ai njoftoi se “shumë shpejt, duke filluar nga sot, ribalanci i buxhetit do të jetë në Kuvend”, deri në fund të kësaj jave do të dihet zëvendësministrat, ndërsa në pyetjen për të zbuluar emërimet e reja të drejtorëve, ai u përgjigj se “pak orë nga sot do të kemi takime të reja”. Gjithashtu, në agjendë të Qeverisë, tha, do të jetë edhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe bëri të ditur se është duke u përgatitur një zgjidhje ligjore për lojërat e fatit, e cila, tha, së pari do të kërkojë rishikimin e të gjitha pëlqimeve të dhëna nga qeveria e kaluar.