Shfuqizohet Fakulteti i shkencave shëndetësore në Strugë, Qeveria e anuloi vendimin - Gazeta Express
string(82) "shfuqizohet-fakulteti-i-shkencave-shendetesore-ne-struge-qeveria-e-anuloi-vendimin"

Shfuqizohet Fakulteti i shkencave shëndetësore në Strugë, Qeveria e anuloi vendimin

Maqedoni

Gazeta Express

29/06/2024 15:08


Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Vendimi i sjellur nga udhëheqja paraprake e qeverisë është anuluar, ndërsa informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re

Lexo Edhe:

Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria e mëparshme kishte sjellur vendim me të cilën kishte dhënë miratimin që i njëjti të realizohet. Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas revidimit të aktiviteteve te realizuara gjatë procedurës së deritanishme, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për profesion të rregulluar konform Direktivës së Komisionit Evropian 2005/36 dhe 2013/55, janë të nevojshme analiza thelbësore dhe të hollësishme përpara qasjes për dhënien e Miratimit për kryerjen e veprimtarive të arsimit të lartë për arsimimin e këtij lloj kuadri. Në rastin konkret, nuk janë bërë analiza për nevojat e kuadrit të tillë si dhe për kushtet për arsimimin dhe trajnimin e tyre, as nuk janë kryer konsultime me shoqatat relevante dhe autoritetet kompetente me atë rast.

Duke marrë parasysh mospërputhjet serioze dhe të shumta të konstatuara, Bordi i Akreditimit anuloi Aktvendimin me të cilin akreditohet projektit për themelimin e fakultetit, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës anuloi Aktvendimin për fillimin e punës, të sjellur nga ministri paraprak.

Qeveria e re dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë vendosur të avancojnë cilësinë e sistemit arsimor. Ekziston plan dhe program konkret në të cilat nuk ka vend për keqpërdorime të tilla të institucioneve. Ligjet duhet të vlejnë dhe do të vlejnë njëlloj për të gjithë.